Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri duhet të shtyhen, pas incidenteve të fundit atje.
Rohde ka thënë se pajtohet me këtë që ka thënë Hovenier dhe se është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme mbajtja e zgjedhjeve tani.“Pajtohem me kolegun tim nga Shtetet e Bashkuara se zgjedhjet duhet të shtyhen. Është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme që ato të mbahen tani”, ka shkruar Rohde.