Shefi i stafit të Presidentes Osmani, Blerim Vela, ka thënë se Serbia po e kërcënon Kosovën, referuar deklaratës së fundit të drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Në deklaratën e tij, Petkoviq tha se Serbia po shqyrton mundësinë e dërgimit të forcave policore dhe ushtarake në Kosovë, e që sipas Velës, ky paraqet kërcënim të hapur nga Serbia.
“Regjimi i Serbisë po kalon nga veprimet e fshehta të dhunshme të strukturave të saj ilegale në Kosovë, në kërcënimin e hapur për të përdorur forcat policore dhe ushtarake për të kryer agresion kundër Kosovës. Sipas parimeve të Rusisë, ky është një kërcënim flagrant për ta rrezikuar paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë”, shkroi Vela në Twitter, transmeton reporteri.
Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë.
Ky veprim tha se do të merret në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.
Petkoviq i bëri komentet mbrëmjen e së enjtes, pak orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se ka rritur praninë e saj në veri të Kosovës – pjesë e banuar me shumicë serbe.
Petkoviq tha se 300 deri në 350 policë të Kosovës – përfshirë pjesëtarë të forcave speciale ROSU – “kanë okupuar dhe bllokuar” Mitrovicën e Veriut