Disa persona të maskuar janë duke qëndruar në afërsi të “Lagjes së Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut.
Situata aktualisht është e qetë në këtë lagje të Mitrovicës së Veriut, njofton Klankosova.tv.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka vendosur të dërgojë nga sot prezencë më të lartë të policisë, si pasojë e tensioneve që kanë ndodhur gjatë dy ditëve të fundit.