GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

KQZ me vendime mbi organizimin e zgjedhjeve të 18 dhe 25 dhjetorit në Veri

08/12/2022
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
KQZ me vendime mbi organizimin e zgjedhjeve të 18 dhe 25 dhjetorit në Veri
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës ku mori disa vendime në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 18 dhjetorit për kryetar të katër komunave dhe të zgjedhjeve të parakohshme të 25 dhjetorit për dy kuvendet komunale.

Në këtë mbledhje u njoftua lidhur me ecurinë e përgatitjes së procesit zgjedhor në këto komuna. Gjithashtu u bë e ditur se anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, që përbëhen nga përfaqësues të partive politike, kanë deklaruar se nuk do të mundet të kryejnë detyrën e tyre për shkak të rrethanave që ndërlidhen me aspekte të sigurisë. Antëarët e KQZ-së kërkuan që të shikohet mundësia e zëvendësimit të tyre.

  • Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat do të mbahen më 18 dhjetor 2022. Kjo listë votuese përmban 44 mijë e 939 emra të votuesve apo 1,189 votues më shumë në krahasim me Zgjedhjet Lokale 2021. Votuesit janë të shpërndarë në 44 qendra të votimit megjithsej 74 vendvotime.
  • Bazuar në listën përfundimtare të votuesve, numri i votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 dhjetorit në këto katër komuna është 44,939, ndërsa KQZ-ja ka vendosur që të shtypen 40,900 fletëvotime, pra 4,039 apo 9.87% fletëvotime më pak se votues. KQZ-ja caktoi edhe numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit. Sipas vendimit të KQZ-së, për këto zgjedhje do të shtypen 18,500 fletëvotime, pra 1,771 apo 9.5% fletëvotime më pak se votues. Kjo praktikë e shtypjes më pak fletëvotime se numri i votuesve është ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore.
  • KQZ-ja miratoi përbajtjen dhe dizajnin e fletëvotimeve për dy proceset zgjedhore, të 18 dhe 25 dhjetorit 2022.
  • KQZ-ja mori vendim për miratimin e listës së qendrave të votimit për zhvillimin e procesit zgjedhor. Për zgjedhjet e datës 18 dhjetor, KQZ-ja miratoi listën me 44 qendra të votimit, ndërsa për zgjedhjet e datës 25 dhjetor, u miratua lista me 25 qendra të votimit.
  • KQZ-ja mori vendim për miratimin e planit operacional të KQZ-së për sigurinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut si dhe për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal në Leposaviq dhe Zveçan.

Në këtë mbledhje u bë e ditur se plani operacional i KQZ-së për sigurinë e zgjedhjeve; lista e qendrave të votimit dhe plani i veprimit, do t’i dërgohen Policisë së Kosovës, me qëllim të ndërmarrjes së masave të sigurisë për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore dhe ditës së zgjedhjeve.

Tags: kqzlistavotuesit
ShareTweetShare
Previous Post

Ambasadori amerikan Hill diskuton me Vuçiqin për situatën në Kosovë

Next Post

“Mos manipulo”, “Po moralizon” – Përplasen ashpër Albulena Haxhiu e Doarsa Kica

Next Post
“Mos manipulo”, “Po moralizon” – Përplasen ashpër Albulena Haxhiu e Doarsa Kica

“Mos manipulo”, “Po moralizon” – Përplasen ashpër Albulena Haxhiu e Doarsa Kica

Lajmet e fundit

Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

Forumi i Intelektualëve aderon në Nismën Socialdemokrate

22/05/2025
Vuçiq flet në telefon me Zelenskyn, diskutojnë për bashkëpunimin dypalësh

Vuçiq flet në telefon me Zelenskyn, diskutojnë për bashkëpunimin dypalësh

22/05/2025
Preljocaj lartëson emrin e Shqipërisë, bëhet pjesë e Akademisë së Arteve të Bukura të Francës

Preljocaj lartëson emrin e Shqipërisë, bëhet pjesë e Akademisë së Arteve të Bukura të Francës

22/05/2025
LVV-ja pret që me vota të diasporës të formojë e vetme qeverinë

Kallas kërkon zhbllokim: Të tejkalohet ngërçi e të formohet sa më shpejt qeveria

22/05/2025
Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve

Tha se dikush ia vodhi 400 euro në xhami në Kaçanik, policia zbulon se ishte lajmërim i rremë

22/05/2025
Incident me të shtëna para selisë së CIA-s, një person i arrestuar

Incident me të shtëna para selisë së CIA-s, një person i arrestuar

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

Forumi i Intelektualëve aderon në Nismën Socialdemokrate

22/05/2025
Vuçiq flet në telefon me Zelenskyn, diskutojnë për bashkëpunimin dypalësh

Vuçiq flet në telefon me Zelenskyn, diskutojnë për bashkëpunimin dypalësh

22/05/2025
Preljocaj lartëson emrin e Shqipërisë, bëhet pjesë e Akademisë së Arteve të Bukura të Francës

Preljocaj lartëson emrin e Shqipërisë, bëhet pjesë e Akademisë së Arteve të Bukura të Francës

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.