Si pasojë e një tigani me vaj, mbrëmë rreth orës 18:00 një zjarr ka kapluar marketin ‘Driloni’ në rrugën Skenderbeu në Kamenicë, shkruan Gazeta Sinjali.
Punëtorët kanë bërë të pamundurën për fikjen e zjarrit por nuk kanë arritur, me ç’rast zjarrfikësit dhe njësitë relevante kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe e kanë fikur zjarrin në tërësi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur dëme në njerëz. Sipas pronarit të lokalit, dëmi i shkaktuar kap vlerën rreth 12 mijë eurove.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.