Në disa shtete të drejtat televizive për ndeshjet e Kupës së Botës në Katar nuk ofrohen, si për shembull, në Vietnam. Kështu që tifozët e futbollit nga ky vend ranë pre e një mashtrimi duke shikuar një lojë në videolojën e famshme FIFA23, teksa mendonin se po shikonin një ndeshje të Botërorit të Katarit.
Shumë vietnamezë filluan të shikonin një ndeshje të FIFA23 përmes “Youtube”, por më vonë u tronditën kur kuptuan se nuk ishte një ndeshje e vërtetë e Kupës së Botës në Katar, por vetëm një regjistrim i ndeshjes së FIFA 23.
Gazetarët e “El Nacional” kanë publikuar materiale në të cilat kanë rrëfyer të gjithë mashtrimin njofton portali Sportsport.ba.