Pas një shpërthimi në Mitrovicën e Veriut, Policia e Kosovës është vendosur në Lagjen e Boshnjakëve.
Përmes një videoje të publikuar nga mediat, zyrtarë të Policisë së Kosovës shihen teksa janë vendosur në këtë pjesë të vendit.
Këtë lajm zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti e ka mohuar duke thënë se shpërthimet në Veri të Kosovës nuk vinin nga mjetet shpërthyese.
“Bëhet fjalë për mjete piroteknike, nuk janë shpërthime që shkaktojnë efekte shkatërrimi, kanë efekte të zërimit, nuk ka lëndime. Kur flitet për Lagjen e Boshnjakëve, është një zonë jo një pikë e vetme”, ka deklaruar Hoti në RTV Dukagjini.