Gazetarja argjentinase Sofia Martinez po raportonte drejtpërdrejt nga Kampionati Botëror në Katar kur një milioner nga Katari iu afrua dhe e ftoi në veturën e tij luksoze të tipit “Lamborghini”.
Korrespondentja e ESPN dhe programit “Perros de Calle” u befasua nga veprimi i pasanikut të Katarit gjatë raportimit.
Gjegjësisht, në Lamborghini kishte një kuti të zezë me një version të vogël të trofeut të Kupës së Botës me një hark në sediljen e makinës.
Gazetarja e habitur e pyeti: “A është për mua?” dhe pasaniku iu përgjigj: “Po, është e jotja”.
Më pas ajo hapi kutinë dhe pa një celular me vlerë të paktën 1000 euro.
Gazetarja e pranoi dhuratën, por shumë e paralajmëruan se nuk duhej ta bënte pasi fshihet një qëllim i milionerit pas këtij veprimi.