Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në kuadër të takimit me kryetarë dhe përfaqësues të komunave ka diskutuar për rolin e Komisionit Qendror të Regjistrimit dhe Komisioneve Komunale të Regjistrimit të popullsisë, raporton Ekonomia Online.
Florim Isufi, Kryetar i Komisionit Qendror të Regjistrimit, tha se regjistrimi i popullsisë është ndër projektet më madhore në Kosovë.
Sipas tij, Komisioni që udhëheq është i përbërë nga përfaqësues nga të gjitha institucionet në vend dhe e ka për obligim që t’i raportojë Qeverisë.
“Komisioni Qendror është institucioni më i lartë për mbikëqyrje të regjistrimit. Komisioni mbikëqyr të gjitha fazat e regjistrimit e i cili pastaj i raporton Qeverisë për të gjitha problemet. Komisioni përbëhet nga kryesuesi dhe zëvendëskryesuesi”.
“Kemi përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Ministria e Punëve të Jashtme të Bujqësisë, e Mjedisit, për Komunitete dhe Kthim, Oda Ekonomike. Në komision janë të përfshira të gjitha hallkat e interesit. Mbikëqyr fazat e përgatitjes. Komisioni formohet 6 muaj para datës së regjistrimit. Komisioni obligohet t’i ndërmarrë të gjitha masat për zbatimin në kohë”.
“Numri i anëtarëve të Komisionit përcaktohet varësisht nga numri i banorëve në atë komunë. Komuna me mbi 80 mijë banorë mund të kenë 11 anëtarë. Në përbërje të Komisionit patjetër duhet të jetë kryetari i Komunës”.
Idriz Shala, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tha se do të angazhohen 4 500 persona, ku do të jenë aktiv 2 667 regjistrues.
“Regjistrimi do të bëhet në 33 komuna. Regjistrimi do të ndodh në 600 mijë ndërtesa. Numri i stafit që do të angazhohet 661 mbikëqyrës. 2 667 regjistrues do të jenë aktiv”.
“Regjistrimi do të organizohet sipas njësive territoriale, regjioni komunat. Rreth 89% do të jenë shqiptar”.
Ilir Berisha Zv.kryeshef ekzekutiv në Agjencinë e Statistikave, tha se të gjithë personat e angazhuar në proces do të kompensohen.
“Regjistrimet që kanë qenë 1981 kam dëgjuar që ka pasur pagesa të larta. Tani nuk është situata ashtu. Patjetër që do të jetë pjesa e kompensimit. Do të jetë kompensim për angazhimin e juaj. Njëfarë stimulimi material. Është planifikuar grant për aspektin logjistik”.