Lufta e Rusisë në Ukrainë ka rikthyer vëmendjen e Europës dhe SHBA drejt Ballkanit dhe posaçërisht Shqipërisë.
Alfred Cako i ftuar në “Drejt” në Rtv Ora parasheh mundësinë e një luftë të re mes shqiptarëve dhe serbëve, që sipas tij e kërkon Serbia dhe vetë Perëndimi.
Cako: Është një gjë pozitive kur në botë po krijohen dy struktura të mëdha fuqie, njëra është Briksi dhe tjetra strukturat e vjetra që kanë qeverisur këto 30 vjet apo dhe në kohën e Luftës së Ftohtë. Pas luftës në Ukrainë kanë filluar të krijohen dy struktura të mëdha globale fuqie, vendet e Briksit dhe vendet e NATO-s.Në rajonin tonë ka një shtet i cili nuk ka treguar shenjë dhe vullnet për të dënuar luftën në Ukrainë siç është Serbia dhe ka një konflikt për të mos u lejuar Kosova në strukturat e BE dhe të tjera si OKB.
Mund të ketë një luftë të re të nxehtë mes shqiptarëve dhe serbëve. Luftën e kërkojnë vetë, serbët dhe Perëndimi. Ka klauzola të fshehta në vitin 1999. Kur u çlirua Kosova me lejen që dha Rusia parashikonte shkëmbi territoriale ku shqiptarët do merrni Luginën me dy qytete dhe jo tre sa ka sot dhe Serbia katër komunat. Po kështu liqeni i Ujmanit, kush do ta qeveriste. Ka një marrëveshje të fshehtë për ta qeverisur Britania. Deri në 2033 do të mbyllen. Rama dhe Thaçi u investuan shumë për ta realizuar këtë gjë, nuk i lejuan nacionalistët ekstrem.