Reality-show “Big Brother VIP Kosova” ka nisur transmetimin për herë të parë sonte nen moderimin e Alaudin Hamitit dhe aktores Jonida Vokshi, teksa përkrah tyre do të jenë opinionistët, Olti Curri dhe Afërdita Paqarada.
Kujtojmë se edicioni i parë i “Big Brother VIP Albania” që u transmetua vitin e kaluar në Shqipëri, shuma për fituesin e këtij reality show ishte 100 mijë euro.
Ndërsa, shpërblimi për fituesin e këtij sezoni të “Big Brother VIP Kosova” do të jetë 200 mijë euro.
Çmim ky më i madhi i dhënë ndonjëherë në rajon në kësi lloj formati.
Deri më tani janë bërë të ditur emrat e shtatë banorëve, ku mes tyre është edhe një çift.