Është tërhequr nga gara kandidati i vetëm serb për zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, Aleksandër Arsenijeviq.
Zëdhënësi i KQZ Valmir Elezi e ka konfirmuar tërheqjen e tij nga gara për zgjedhjet e 18 dhjetorit.
“Mund t’ua konfirmoj se më 2 dhjetor 2022, brenda afatit ligjor të vendosur nga KQZ-ja për tërheqjen e subjekteve politike, kemi pranuar njoftimin për tërheqjen e kandidatit të Iniciativës Qytetare “Srpski Opstanak”, Aleksandar Arsenijevic, nga gara për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut. Në arsyetimin me shkrim që kemi pranuar, ai ka tërhequr kandidaturën e tij me vullnet të lirë.”, tha Elezi