Anila Mahalla, vajza e cila bëri shqiponjën në stadiumin “974” në Katar, gjatë ndeshjes Serbi-Zvicër, ka folur në lidhje me përjetimet që pati atje.
Mahalla u shpreh për Euronews Albania se në stadium, kishte me vete flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës. Ajo nënvizoi se flamurin shqiptar ia morën, ndërsa atë të Kosovës, jo.
Mahalla ishte në mesin e tifozëve serbë dhe ata i kërkuan sigurimit që të largohej nga ajo zonë.
Unë i kisha të dy flamujt. E panë flamurin e Shqipërisë, vetëm të Kosovës nuk e panë. Për fat të mirë dhe për fat të keq e morën njërin, atë kisha dhe atë shpalosa. Ne jemi shqiptarë, jam nga Kosova. Nuk ma morën sepse nuk lejova të ma merrnin. Isha në mes të tifozëve serbë, kishte tension. Kisha shumë kërkesa prej tyre që të largoj flamurin e Kosovës edhe unë po brohorisja shqipe, Shaqiri, Xhaka”, tha ajo.