Kombëtarja serbe e futbollit përjetoi një nga turpërimet më të mëdha në histori të premtën mbrëma kur u dërgua në shtëpi nga Zvicra e cila e mposhti 2:3 dhe u kualifikua në rrethin tjetër të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Përveç Xherdan Shaqirit që realizoi dhe Granit Xhakës që bëri përformancë të shkëlqyer, serbët i çmendi edhe veprimi i mbrojtësit Akanji pas përfundimit të ndeshjes, shkruan Demokracia.com.
Teksa futbollistët po festonin fitoren dhe kualifikimin, mbrojtësi i Përfaqësueses zvicerane, Akanji ngriti dorën lart duke e tundur në mënyrë tallëse që t’iu “uronte rrugëtim të mbarë” drejt Beogradit futbollistëve serbë.
Akanji waving bye to the Serbian players ???? pic.twitter.com/R6fZr9NnSd
— Biggies Malls 2.0 (@Biggies_MaIIs) December 2, 2022