GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

As tri vdekje s’e lëkundën karrigen e një ministri: Shfajësime të përçudshme nga Qeveria dhe ‘norma’ alarmante

04/12/2022
në Ballina, Ekskluzive, Kronika e zezë, Lajme
Koha e leximit:5 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Asnjë dorëheqje politike duket se nuk do të ofrohet nga Qeveria Kurti për dështimin ndër-institucional pas vrasjes së një gruaje shtatzënë në oborrin e QKUK-së. Cila ishte logjika erratike e tyre për t’u shfajësuar?

35 vjeçarja me emrin Hamide Magashi u vra nga burri i saj prej të cilit po ndahej të mërkurën, më 30 nëntor. Ajo ishte shtatzënë dhe po priste që në orët e ardhshme t’i jepte lindjen një foshnjeje.

Vrasja ishte aq e rëndë sa tronditi gjithë vendin, derisa me të drejtë nuk u la pa u thënë që rastet e dhunës ndaj grave tashmë nuk ishin raste të izoluara. Pesë ditë më herët, një arsimtare e shkollës “Dardania” në Prishtinë u vra nga burri i saj me sëpatë. Ndërkohë, nga raportet policore përditë kallëzohen shumë e shumë raste të dhunës fizike e verbale. Pra, përnjëmend nuk janë të izoluara.

Por, megjithatë edhe ky rast u konsiderua pashprehshëm si i izoluar nga pushteti, me nënkuptimin se nuk kërkonte përgjegjësi politike e me këtë as dorëheqje nga ndonjëri politikan në pushtet.

Nuk dha dorëheqje ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Nuk dha dorëheqje as ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ndërkohë, Kosova ende ka mbetur pa Kryeprokuror (të cilit potencialisht mund t’i kërkohej dorëheqja për dështimin në adresimin e duhur të dhunës psiqike ndaj viktimës nga vrasësi më herët), pa ministër të Shëndetësisë (krimi ndodhi në oborrin e QKUK-së) dhe pa Drejtor të Përgjithshëm të Policisë (ku u evidentua dështimi më i madh).

Ndërkohë, vrasësi Sokol Halili kreu vetëvrasje të premten në shtëpinë e tij – gjë që përbën një tjetër dështim tmerrues. Pra, as tri vdekje që rrodhën nga dhuna ndaj gruas nuk arritën të lëkundnin karrigen e ministrit.

Qysh u shfajësua pushteti?

Të mërkurën në mbrëmje, gati secili kosovar me qasje në internet reagoi në rrjete sociale duke shprehur tronditjen me rastin. Por, mes reagimesh nuk ishte edhe Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme, i cili do t’i shkruante disa fjalë vetëm pas 19 orësh. Kjo heshtje e gjatë u thye thjesht për të shprehur tronditjen dhe për të treguar se çka po bënte.

Por, edhe më të çrregullt në reagime do të ishin pushtetarët e tjerë me fjalët e tyre. Kryeministri Albin Kurti do t’i shkruante dy fjali që do të kritikoheshin me të madhe nga aktivistë të shoqërisë civile.
“

Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte.” – ishte fjalia e parë problematike e tij. “…dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë…”– ishte tjetra.

Në lidhje me rastin, kryeministri do të shkruante edhe dy herë tjera.

Në të parën, për ta mbrojtur ministrin e tij të Punëve të Brendshme, ai do të përsëriste në dy raste fjalinë si vijon: “Kosova i ka më pak se 10 mijë policë e më shumë se 300 mijë familje.”

Por, edhe nëse këta numra do të ishin të saktë (e duhet të kujtojmë se Kosova s’e ka matur popullësinë nga viti 2011, derisa kanë ikur shumë familje nga vendi) proporcioni i policëve për familje nuk është i vogël. Britania e Madhe ka rreth 19 milionë e 300 mijë familje dhe vetëm rreth 140 mijë policë. Pra, Kosova ka 65 herë më pak familje se Britania e madhe. Por, vetëm 14 herë më pak policë.

Në postimin e tretë për rastin, ai do të kërkonte dorëheqje të zyrtarëve të ndryshëm, ndërkohë që do të thoshte se po bëhej “ndarje urgjente e buxhetit për zbatim të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës…”

Po të kishte pasur ndarje urgjente të buxhetit dhe mbikëqyrje elektronike për tashmë vrasësin Sokol Halili në ditën kritike, tri jetë mund të shpëtoheshin.

Përkundër gjithë huqjeve të pushtetit, shoqëria civile megjithatë nuk i kërkoi ministrit Sveçla dorëheqjen qoftë edhe për hirë të tri vdekjeve që ndodhën. U bë një protestë në qendër të Prishtinës, derisa u protestua kundër ‘institucioneve’ në përgjithësi dhe patriarkalitetit, edhe më në përgjithësi.

…

LDK-ja me anë të zëdhënëses së saj politike, Sibel Halimit, dje i kërkoi dorëheqjen ministrit Sveçla.

“Zinxhiri i shkarkimeve duhet të shkojë deri në fund… bashkë me ta (zyrtarët policorë të suspenduar) duhet të shkojë edhe eprori i tyre, ministri i Brendshëm. Kjo duhet të ndodh së paku si akt moral, nëse jo për tjetër.” – u shpreh ajo.

Në tjetrën anë, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Prokurorisë për këtë rast derisa ka nënkuptuar që nuk e ka ndërmend të ofrojë dorëheqjen megjithëse u shpreh e gatshme për ta bërë një gjë të tillë “nëse vërtetohej që kishte përgjegjësi”.

Ajo që mund ta themi me siguri tash për tash është se u bë normë mos-dorëheqja e nivelit politik për raste tmerruese që rezultuan madje edhe me tri vdekje. Dhe ky precedent do të duhej të ishte alarm zgjimi për shoqërinë tonë./Gazeta Papirus/

Tags: KarrigakosoveMinistri Punve te MbremshmeS'lekundentVrasjetXhelal Sfecla
ShareTweetShare
Previous Post

Behgjet Pacolli: Miliona euro ia kam dhënë arrogantes Mimoza Kusari-Lila

Next Post

“A u themelua PDK me aminin e Albright”: i tha Thaçit: Mendoje transformimin e UÇK-së, në një parti politike

Next Post

“A u themelua PDK me aminin e Albright”: i tha Thaçit: Mendoje transformimin e UÇK-së, në një parti politike

Lajmet e fundit

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.