GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

“Moment i rrezikshëm”, LDK dhe AAK nuk kandidojnë në zgjedhjet në Veri

03/12/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
“Moment i rrezikshëm”, LDK dhe AAK nuk kandidojnë në zgjedhjet në Veri
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan – do të mbahen më 18 dhjetor. Kryetarët e këtyre komunave kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në veri, që bartin targa të paligjshme serbe. Të katërtit kanë ardhur nga Lista Serbe – subjekti më i madh politik i serbëve në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në zgjedhjet e 18 dhjetorit do të merr pjesë Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Në këto zgjedhje për kryetar të komunave, Lëvizja Vetëvendosjes merr pjesë me këta kandidatë: Lulzim Hetemi për Leposaviq, Flatron Hasani për Zubin Potok, Fetah Peci për Zveçan dhe Erden Atiq dhe Mitrovicë të Veriut.

Ndërsa kandidatët e certifikuar të PDK-së janë Albulena Behluli-Hetemi për Leposaviq, Izmir Zeqiri për Zubin Potok, Ilir Peci për Zveçan dhe Taulant Kelmendi për Mitrovicë e veriut.

Në këto zgjedhje nuk do të marrin pjesë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili tha për Gazetën Sinjali se AAK-ja nuk merr pjesë në zgjedhje me arsyetimin sepse “është vendim i nxituar dhe i rrezikshëm”.

“AAK nuk merr pjesë në këto zgjedhje sepse vlerësojmë se vendimi për zhvillimin e zgjedhjeve në veri të vendit, në këtë situatë është i nxituar dhe i rrezikshëm”, tha Xhemaili.

Kandidatë për kryetar të komunave nuk ka as Lidhja Demokratike e Kosovës megjithsë ditë më parë në një deklaratë për Sinjalin e shprehën të kundërtën.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se “ne jemi të gatshëm me strukturat tona të Mitrovicës si degë e cila mbulon komunat Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, Në momentin e parë që do t’i mbyllim diskutimet e brendshme, ju lajmërojmë”.

Ndryshe, të dielën e 6 nëntorit, pas përfundimit të protestës të organizuar nga Lista Serbe në sheshin “Car Lazar” të Mitrovicës Veriore, policët serbë dorëzuan dorëheqjet e tyre në stacionin policor në veri, duke thënë se këtë largim e kanë bërë për arsye “personale e morale”.

Pas dorëzimit të dorëheqjeve, një numër i zyrtarëve policorë serbë të punësuar në Policinë e Kosovës, tashmë kanë dorëzuar edhe armët në nënstacionin policor të Zveçanit.

Ndryshe, të shtunën e 5 nëntorit, përfaqësuesit e Listës Serbe, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Një njoftim i tillë erdhi pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili kishte refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Tags: aakldkverizgjedhjet
ShareTweetShare
Previous Post

Mehaj njofton për organizimin e një koncerti, të hollat do të shkojnë për fëmijët në Ukrainë

Next Post

A do të dënohet Granit Xhaka për fanellën “Jashari”? – Federata Zvicerane s’ka dyshime!

Next Post
A do të dënohet Granit Xhaka për fanellën “Jashari”? – Federata Zvicerane s’ka dyshime!

A do të dënohet Granit Xhaka për fanellën “Jashari”? – Federata Zvicerane s’ka dyshime!

Lajmet e fundit

Tragjike në QKUK: Gruaja rreth të 40-ve u vetëvra me kabllo elektrike – ishte e veshur me rroba fetare

Tragjike në QKUK: Gruaja rreth të 40-ve u vetëvra me kabllo elektrike – ishte e veshur me rroba fetare

22/05/2025
Detaje: Modric donte të vazhdonte, por Real Madridi vendosi të mos rinovojë kontratën

Detaje: Modric donte të vazhdonte, por Real Madridi vendosi të mos rinovojë kontratën

22/05/2025
Bashkimi Evropian: Formimi i shpejtë i Qeverisë është thelbësor për Kosovën

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

22/05/2025
Vritet shqiptari në Greqi, telefonon gruan para vdekjes e i tregon emrin e vrasësit

Vritet shqiptari në Greqi, telefonon gruan para vdekjes e i tregon emrin e vrasësit

22/05/2025
Ky është vendi ku tempratura këto ditë ka arritur gati 50°C

Ky është vendi ku tempratura këto ditë ka arritur gati 50°C

22/05/2025
Nexhmedin Spahiu publikon fotografinë e Gjuriqit në zyrën e tij para 10 vitesh

Nexhmedin Spahiu publikon fotografinë e Gjuriqit në zyrën e tij para 10 vitesh

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tragjike në QKUK: Gruaja rreth të 40-ve u vetëvra me kabllo elektrike – ishte e veshur me rroba fetare

Tragjike në QKUK: Gruaja rreth të 40-ve u vetëvra me kabllo elektrike – ishte e veshur me rroba fetare

22/05/2025
Detaje: Modric donte të vazhdonte, por Real Madridi vendosi të mos rinovojë kontratën

Detaje: Modric donte të vazhdonte, por Real Madridi vendosi të mos rinovojë kontratën

22/05/2025
Bashkimi Evropian: Formimi i shpejtë i Qeverisë është thelbësor për Kosovën

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.