Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, sot ka udhëtuar për në Hagë.
Mustafa ka takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjenden në paraburgim atje, teksa këtë vizitë e cilëson si më emocionalen në jetën e tij.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Mustafa thotë se të gjithë ish-krerët e UÇK-së ishin mirë me shëndet.
“Sot, në Hagë, pata një ndër vizitat më emocionale të jetës time. Takova Hashim Thaçin. Aty takova të gjithë ushtarët e lirisë, të gjithë ishin mirë! Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe historia e saj nuk mund të rishkruhet nga askush!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.