Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë një reagim lidhur me Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar.
Ai ka thënë se Personat me Aftësi të Kufizuara, janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë tonë, duke kërkuar që të ketë sa më pak paragjykime për ta dhe sa më shume dashuri.
‘’ Personat me Aftësi të Kufizuara, janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë. Në ditën që shënohet për nder të tyre, apelojmë për sa më pak paragjykime e sa më shumë mundësi. Sa më shumë dashuri, sot e çdo ditë’’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.