Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.
Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës, shkruan Gazeta Express.
Granit Xhaka, i cili u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes” pas ndeshjes është shprehur krenar për kalimin tutje.
“Kishte emocione, krejt kjo është pjesë e futbollit. Ndeshje fer. Duam të fokusohemi në futboll. Kemi bërë hap para dhe jemi krenar që jemi kualifikuar në 1/8 e finales”, tha fillimisht kapiteni i Zvicrës.
“Jam i lumtur. Kemi luajtur shumë mirë. E dimë që rivali ishte kualitativ. Por, e kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë. Kemi merituar të fitojmë”, shtoi tutje mesfushori i Arsenalit.
“Selektori Yakin do ta përgatit ndeshjen. Pse mos ta kalojmë edhe këtë ndeshje?”, përfundoi Xhaka.
Zvicra në 1/8 e finales do të përballet me Portugalinë.