Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Ardon Jashari të Zvicrës kanë prekur fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Në një ndeshje dramatike dhe tensionuese në “974 Stadium”, Zvicra u përballë sonte me Serbinë.
Ndeshja e vlefshme për grupin G i takoi Zvicrës me rezultat të ngushtë 2:3.
Fitoren e Zvicrës sonte e ka bërë edhe më madhështore futbollisti shqiptar, Granit Xhaka.
Xhaka e ka veshur fanellën e Ardon Jasharit, ku mbishkrimin e mbiemrit legjendar, JASHARI, e ka vendosur para vetes.
Në fazën tjetër, Zvicra ndeshet me Portugalinë, kurse Brazili që humbi 1:0 sonte me Kamerunin, ndeshet me Korenë e Jugut.