Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë sot në “Tryezën e rrumbullakët për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe përfaqësuesve të bashkësive fetare”, të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, qëllimi i së cilës ishte promovimi i dialogut dhe krijimi i partneritetit mes Komunës së Prizrenit dhe bashkësive fetare.
Prizreni njihet si qytet shumë dimensional, në të gjitha aspektet, që është vlerë e padiskutueshme e qytetit tonë dhe jo vetëm.
Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të Bashkësisë Islame, Kishës Ortodokse Serbe, Kishës Katolike, Kishës Protestante, Bashkësisë së Tarikateve dhe Bashkësisë Hebraike.