KEDS bën thirrje për kursimin në masë të madhe të energjisë elektrike në mënyrë që të mos i kthehemi periudhës të pasluftës, kur bashkëjetuam me zhurmën e padurueshme të gjeneratorëve.
Njoftimi i plotë:
A ju kujtohet zhurma e padurueshme e gjeneratorëve dikur?
Situata është poaq serioze në qoftë se nuk veprojmë të gjithë, prandaj edhe po e bëjmë këtë thirrje.
Në dimër shumica e qytetarëve zgjedhin të ngrohen me energji elektrike, kjo e rëndon shumë veprimin e KEDS, e sidomos kur jemi në një krizë globale energjetike, prandaj në bashkëpunim me agjencinë “Karrota” të cilët janë angazhuar në mënyrë vullnetare dhe me një fushatë pa shpenzime, jemi duke ju bërë thirrje të gjithë qytetarëve për zvogëlimin e konsumit të panevojshëm të energjisë elektrike, sepse kursimi është aq i thjeshtë.
Nuk keni nevojë të bëni sakrifica të mëdha, vizitoni webfaqen https://kurserrymen.com/ për të mësuar se si të bëni kursimin e rrymës në mënyrë konkrete, dhe do të befasoheni se sa e lehtë është për të kursyer, por ndryshimet pozitive vijnë vetëm kur të gjithë kursejmë nga pak.
Ti e bën ndryshimin, fike dritën, kurse rrymën.