Pas marrjes së mandatit të deputetes nga Ori Nebijaj, “Për’puthen” ka mbetur pa prezantuese.
E pak ditë më parë, Olsa Muhameti, i bëri thirrje publike Bora Zemanit për t’u rikthyer.
Isli Islami ishte i ftuar së fundi tek “Goca dhe Gra”, ku tha se ai nuk do të jetë prezantues i “Për’puthen”.
Ndër të tjera ai tha se tashmë Bora Zemani e ka dhënë një përgjigje.
”Te Për’puthen do shkojë më i shpejti, unë i kam gjunjët copë këto ditë. Dhe me sa di unë Bora Zemani ka dhënë një përgjigje.”, ka treguar Isli.
Dhe kaq ka mjaftuar që vajzat të thonë se Bora Zemani po rikthehet në “Për’puthen”.
Bora Zemani u shkëput nga “Përputhen” për shkak të “Dancing with the Stars”, dhe mbetet të shihet nëse ajo do të rikthehet