Deputeti gjerman i FDP -së, Hagen Reinhold, ka konfirmuar se është në një lidhje me ish- yllin porno, Annina Ucatis dhe, siç rrëfen ai për Bild, u takuan dhe u dashuruan me njëri-tjetrin brenda partisë.
Ucatis iu bashkua partisë së FDP-së në vitin 2021 dhe ka studiuar ekonomi.
Të dy thuhet se janë takuar për herë të parë në vitin 2021, si pjesë e një programi të një fondacioni pranë FDP. 44-vjeçari ka përfaqësuar FDP-në në Bundestagun gjerman që nga viti 2017.
Për gazetën Bild, Annina tha: “Është dashuri e madhe dhe ne po shkojmë në një të ardhme të lumtur së bashku”.
Deputeti i “Demokratëve të Lirë” u divorcua nga partnerja prej 16 vitesh, Karoline Preisler me të cilën ka tre fëmijë për të qenë krah Ucatis.