Policia e Kosovës përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se deri tani 80 zyrtarëve serbe të Policisë së Kosovës që kanë shërbyer në veri të Republikës së Kosovës iu është pranuar dorëheqja dhe të njëjtit janë njoftuar për vendimet rreth dorëheqjes, raporton Gazeta Express.
“Referuar analizës së pakove të dorëheqjeve nga PK-ja dhe informacioneve zyrtare të pranuar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) lidhur me rastet e hapura penale/apo administrative në proces, ka rezultuar se tetëdhjetë (80) zyrtarëve të përfshirë në listën e njoftimit të dorëheqjeve iu është pranuar dorëheqja. Ndaj të njëjtëve ka vazhduar procesi i njoftimit dhe lëshimi i vendimit mbi dorëheqjen”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë thonë se për dorëheqje e tjera është duke vazhduar procesi i analizës dhe shqyrtimit dhe të njëjtit do të ftohen për kompletimin dhe vazhdimin e procedurave të mëtejme
“Procesi i pakove të dorëheqjeve për punonjësit e tjerë është duke vazhduar sipas procedurave dhe afateve ligjore në fuqi, të njëjtat janë në proces të analizës dhe shqyrtimit, përderisa punonjësit e tjerë në proces, do të ftohen për kompletimin dhe vazhdimin e procedurave të mëtejme”, theksohet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, ku për të gjitha procedurat e mëtejme rreth këtij procesi do t’iu mbajë të informuar”, përfundon komunikata.