Jehona Lushaku, kryetare e Forumit të Gruas në LDK, ka mbajtur sot konferencë për media. Gjatë kësaj konference ajo foli për gruan shtatzënë që dyshohet se u vra mbrëmë nga ish-burri i saj.
Ajo tha se krimet si këto e shpërfaqin dështimin e shumë hallkave përgjegjëse të shtetit.
Krimet monstruoze si ky shpërfaqin dështimin e shumë hallkave përgjegjëse të shtetit për të siguruar jetën e grave në Kosovë dhe familjes në këtë rast. Kjo nuk po ndodh për herë të parë, familja ka kërkuar ndihmën e shtetit dhe shteti ka dështuar t’ia ofrojë atë. Ajo ka shkuar në spital për të sjellë një jetë, kurse në spitalin publik e humbi jetën e saj. Familja është viktimë e shumëfishtë e sistemit tonë shtetëror”, tha Lushaku.