Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, lidhur me vrasjen e mbrëmshme që ndodhi në QKUK.
Kurti mbrëmë në një reagim në Facebook, shkroi “dy engjëj në qeillin e pistë . Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme”.
E pas këtij reagimi, deputetja Musliu në një postim të bërë në Facebook, ka shkruar se “shqetësohet për shëndetin mendor të kryeministrit.
Kur i lexoj këto deklarata, unë seriozisht shqetësohem për shëndetin mendor të Kryeministrit të Kosovës!”, ka shkruar Musliu.
Kujtojmë se mbrëmë në oborrin e QKUK-së para Klinikës së Gjinekologjisë u vra me armë zjarri një 35 vjeçare e cila ishte shtatzënë. E njëjta dyshohet se u vra nga ish-burri saj me të cilin kishin qenë të ndarë tash e disa muaj.