Veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Zymri Azemi, ka njoftuar se ka përcjellur për gurbet, djalin e vetëm të tij, Elfatin, për të synuar një jetë më të mirë, Shkruan Gazeta Papirus.
Ai mes fjalësh i kërkoi falje të birit për lotët që derdhi sot në aeroport, derisa shkruan se mendonte një jetë shumë më të mirë në Kosovë.
Zymri Azemi tregon se i biri është një i shkolluar që nuk ka arritur të gjej vetën në vendlindje.
“Sot biri im i vetëm Elfati mori rrugën e gurbetit. Nuk qenka lehtë te te them rrugë e mbarë. Babi të kerkon falje për lotët që i derdha në Aeroport. Rrugën që ti e more sot, kam pasur edhe unë mundësi që ta bëjë para 30 vitesh. Por në atë kohë nuk munda të ia kthej shpinën Kosovës, nuk munda ta braktis shkollën ku mesoja , nuk munda të e le Kosovën, dhe me rrezikshmëri nga okupatori serbosllav. Menduam se Kosovën do ta bëjmë kopsht me lule, ashtu si na thonin disa politikaj të atyre viteve. Por na doli krejt ndryshe. Arrita me mund dhe me djersë të iu shkolloj të gjithëve. Por për qudi, ndonëse Veteran i UÇK së, nuk arrita të iu punsoj në asnjë organizatë shtetrore. Dhe ja tani ju si i shkolluar, po duhet të shkoni dhe të punoni në vende të huaja”.
Veterani i UÇK-së Zymri Azemi nga Vitia e falenderon publikisht Valton Latifn, bashkëluftetarin e tij, i cili u përkujdes për familjen e tij gjate gjithë kohes./Gazeta Papirus/