Pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë në repartin e Gjinekologjisë, ka reaguar edhe një kardiokirurg nga QKUK-ja, i cili duke dënuar rastin, ka thënë që shumë persona duhet të kërkojnë falje publike e të dhënë dorëheqje.
Leonard Bytyqi, ndër të tjera është shprehur me fjalët se, “kena dështu komplet si shtet, si shoqni, si individ e si burra”.
Ai ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqje, përkundër që rasti nuk lidhet direkt me punën e tyre, por se një gjë e tillë duhet të bëhet për të treguar se dikujt i intereson për njerëzit që po vriten.
“Lshoni karriget, ikni prej atyne 2 grosh vota që keni me i marr mas 1 viti, e ndjera ishte nën urdhër mbrojtjeje. Mane n’mend, kena me u turpnue edhe n varr,” ka shkruar Bytyqi.