GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Osmani në Bullgari, Presidenca: Bullgaria e gatshme ta mbështesë Kosovën në përballje me krizën energjetike

30/11/2022
në Ballina, Ekonomi, Ekskluzive, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Osmani në Bullgari, Presidenca: Bullgaria e gatshme ta mbështesë Kosovën në përballje me krizën energjetike
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Bullgari, me ftesë të homologut të saj Rumen Radev.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka kërkuar mbështetjen bullgare për Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe e më pas në NATO, sikurse edhe në organizata të tjera ndërkombëtare, raporton Express.

Aty thuhet edhe se Bullgaria është shprehur e gatshme ta mbështesë Kosovën në përballje me krizën energjetike dhe “të dy palët janë pajtuar që të gjinden modalitetet për bashkëpunim dhe mbështetje nga një grup i përbashkët ndërministror i të dy shteteve.”

Osmani ka folur me presidentin bullgar edhe për gjendjen në veri.

Teksa ka folur për zhvillimet në Kosovë, rajon e më gjerë, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për paqe, siguri dhe sundim të ligjit në gjithë territorin e Republikës. Ajo ka thënë se me zhvillimet e fundit në veri të vendit, Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, duke përdorur strukturat e saj ilegale. Megjithatë, sipas Presidentes Osmani Kosova vazhdon të luajë rol konstruktiv në dialogun me Serbinë, i cili duhet të jetë i përqendruar në njohjen reciproke”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Presidentja Osmani u prit në takim nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev: Bullgaria i ofron Kosovës mbështetje në përballje me krizën energjetike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur vizitën zyrtare në Bullgari ku po qëndron me ftesë të homologut Rumen Radev, nga i cili është pritur me nderime të larta shtetërore.

Presidentja Osmani i cilësoi si të shkëlqyeshme marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet të dyja vendeve ndërkaq potencoi se Kosova mund të përfitojë shumë nga përvoja e Bullgarisë në procesin e integrimit euroatlantik.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen bullgare për Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe e më pas në NATO, sikurse edhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Teksa ka folur për zhvillimet në Kosovë, rajon e më gjerë, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për paqe, siguri dhe sundim të ligjit në gjithë territorin e Republikës. Ajo ka thënë se me zhvillimet e fundit në veri të vendit, Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, duke përdorur strukturat e saj ilegale.

Megjithatë, sipas Presidentes Osmani Kosova vazhdon të luajë rol konstruktiv në dialogun me Serbinë, i cili duhet të jetë i përqendruar në njohjen reciproke.

Në një pjesë të takimit, Presidentja Osmani e ka folur me homologun Radev për krizën energjetike me të cilën po përballet Kosova, rajoni dhe Evropa, duke u angazhuar për një përgjigje të përbashkët ndaj sfidave në këtë sektor.

Bullgaria është shprehur e gatshme ta mbështesë Kosovën në përballje me krizën energjetike dhe të dy palët janë pajtuar që të gjinden modalitetet për bashkëpunim dhe mbështetje nga një grup i përbashkët ndërministror i të dy shteteve.

Presidentja Osmani në takim me homologun Radev ka theksuar se Kosova ka shënuar përparim në fushën e sundimit të ligjit dhe si një shoqëri multietnike, e cila i trajton në mënyrë afirmative të gjitha komunitetet.

Në takimin e të dy presidentëve, ndër të tjera është diskutuar edhe për forcimin e bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, sigurisë, arsimit e shëndetësisë, sikurse edhe në sfera të tjera të interesit të dyanshëm.

Tags: BullgariVjosa Osmani
ShareTweetShare
Previous Post

Kurti: Deputetëve që s’janë sot në sallë, po iu ec paga që e kanë më të lartë se e imja

Next Post

Kuvendi miraton vendimin e Qeverisë për dërgimin e 7 ushtarëve të FSK’së në Ishujt Falkland

Next Post
Kuvendi miraton vendimin e Qeverisë për dërgimin e 7 ushtarëve të FSK’së në Ishujt Falkland

Kuvendi miraton vendimin e Qeverisë për dërgimin e 7 ushtarëve të FSK’së në Ishujt Falkland

Lajmet e fundit

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Moti sot: Me vranësira dhe intervale me diell

Më shumë vranësira të mërkurën, me rrebeshe e bubullima

20/05/2025
Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.