Kostoja e jetës për kosovarët është shtrenjtuar. Miranda Krasniqi, qytetare ka thënë se aktualisht rritja e çmimeve e ka vështirësuar mënyrën e jetesës. Si e vetmja e punësuar në familje, ajo e mendon gjerë e gjatë se si t’ia dalë mban nga muaji në muaj.
Krasniqi rrëfeu se me rrogën që ajo merr i kryen të gjitha shpenzimet e domosdoshme, përfshirë ndihmen ndaj familjes për nevoja elementare.
“
“Aktualisht jam e vetmja e punësuar në familje dhe se duhet përveç obligimeve të mija të ndihmojë edhe familjën për shkak se nuk kemi të ardhura të tjera momentalisht”, shprehet me gjysmë zëri ajo.
Tutje, Krasniqi tregon për “sakrificat” që është dashur t’i bëjë pas rritjes së çmimeve, duke theksuar se si pasojë e inflacionit ajo i ka ndërprerë disa aktivitete.
Për momentin më është dashur që të ndërpresë disa detyra që i kam bërë më herët për shkak se nuk me mjaftojnë të kryej të gjitha obligimet që kisha, në të njëjtën kohë të kontriboj edhe për familjen edhe për aktivitetet e mija”, ka thënë Krasniqi.
Ndonëse rrogën e ka të njëjtë, Krasniqi tha se me të njëjtën shumë të parave para një viti ka pasur mundësi të mbulojë më shumë shpenzime.
“Një vit më parë me të njëjtën shumë të parave kisha mundësi të kontriboja në më shumë gjëra, pra duke i kryer obligimet e mija, e në të njëjtën kohë duke ndihmuar edhe familjën, mirëpo kjo rritje e çmimeve pothuajse ka përgjysmuar obligimet që kisha kohë më parë dhe se më duhet të fokusohem vetëm në disa prej tyre, e në këtë rast primare që është familja”, ka thënë ajo.
Liridona Gashi, një qytetare tjetër, tha se është detyruar që të marrë kredi për të kryer disa obligime që kishte çdo muaj, pasi sipas saj, nuk kishte mundësi që me një rrogë që merrte të kryente të gjitha shpenzimet që kishte.
“Rritja e çmimeve e ka vështirësuar mënyrën e jetesës për secilin qytetarë. Unë personalisht banojë me një banesë me qira dhe kam shpenzime shumë të mëdha brenda muajit. Jam detyruar të marrë kredi për t’u liruar nga disa obligime mujore të paktën për një kohë për shkak se ishte e pamundur me një rrogë si edukatore të ja dal për të gjitha shpenzimet”, ka thënë Krasniqi.
Në anën tjetër, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), vazhdimisht bënë përditësimin e tabelës së çmimeve ku tregon për luhatjen e çmimeve të produkteve bazë dhe produkteve të tjera.
Kohët e fundit, gjithmonë sipas të dhënave të ASK-së, është vërejtur një luhatje e madhe e çmimeve të produkteve bazike.
Sipas të dhënave të ASK-së, norma vjetore e inflacionit në muajin tetor 2022 është 12,7 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2021.
Sipas ASK-së, në analizën e çmimeve të konsumit, më së shumti ngritje të çmimeve u vërejt në dru e pelet, por edhe në vajra e yndyra ushqimore.
Në anën tjetër, raporti i fundit i Institutit GAP, i titulluar “Si ndikon në inflacion kontrolli i çmimeve të produkteve?”, vlerëson se rritja e ndjeshme e çmimeve po vazhdon ta rëndojë mirëqenien e familjeve në Kosovë. Në raport theksohet se Qeveria ka marrë masa sado pak për të zbutur këtë inflacion.
Raporti specifikon se muajt në vijim mund të jenë sfidues sa i përket furnizimit me energji elektrike, pasiqë sipas tyre, kapacitetet janë të pamjaftueshme ndonëse theksohet se çmimet e importit janë të larta.
“Në muajt në vijim sfiduese për Kosovën do të jetë dhe furnizimi me energji elektrike, duke marrë parasysh kapacitetet jo të mjaftueshme prodhuese të Kosovës dhe çmimet e larta të importit”, thuhet në raportin e tyre.
I njëjti raport tregon se si Qeveria ka ndërhyrë në kontrollimin e çmimeve të produkteve duke përcaktuar marzhë të fitimit për shitësit, ndërkohë që më pas Kuvendi ka aprovuar një lidh për të rregulluar çmimet për një numër të madh të produkteve bazike.
“Njëherësh, Qeveria ka ndërhyrë fillimisht duke kontrolluar çmimet e produkteve të naftës përmes përcaktimit të marzhës së fitimit për shitësit e naftës, ndërsa tani ka Kuvendi ka aprovuar një ligj i cili rregullon çmimet për një numër më të madh të produkteve të shportës bazike”, thuhet në raport.
Për çfarë rritje ekonomike fliste Kurti në Samitin e Vienes?
Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, javë më parë ka marrë pjesë në Forumin e Vjenës në të cilën foli për rritjen ekonomike të vendit.
Ai ka thënë se ekonomia e Kosovës është në rritje prej 10.7 për qind e cila sipas tij është rritja më e madhe në rajon dhe ishte është rritja më e madhe ekonomike e Kosovës që nga paslufta.
Tutje ai ka thënë se ka rritje prej 4 për qind të GDP-së dhe 87 për qind të investimeve strategjike.
“Rritja ekonomike e Kosovës, është 10.7 %, e cila është më e larta në rajon dhe më e madhja që nga pas lufta e Kosovës, po ashtu kemi pasur rritje të GDP-së me 4 %. Ekonomia e Kosovës është duke u rritur shpejtë, për çka është me rëndësi demokracia jonë është duke i forcuar. Shumë është bërë, por edhe shumë do të bëhët”, është shprehur Kurti në Forum.