Ministria e Drejtësisë, e udhëhequr nga Albulena Haxhiu ka shpallur konkurs për 50 vende pune për kadete – zyrtare korrektuese.
Kandidatet duhet të kenë të mbaruar vetëm shkollimin e mesëm dhe si kriter i konkursit është që ato të mos kenë tatuazhe në vende të dukshme, shkruan Demokracia.com.
Te drejtë konkurrimi kanë të gjitha vajzat dhe gratë prej moshës 18 deri në 30 vjeçare.
Aplikimi për pozitën e zyrtare korrektues ka filluar në një ditë pushimi, pra më datën 28 nëntor dhe do të jetë i hapur deri më datën 13 dhjetor.
Zyrtaret korrektuese do të jenë përgjegjëse për mbajtjen dhe kontrollin e të burgosurve, të jenë sigurojnë ambient sa më të sigurt për të burgosurit, personelin dhe vizitorët. Në rast se pranohet në këtë pozitë zyrtaret korrektuese do të mbikëqyrin, kontrollojnë dhe monitoroj lëvizjet dhe aktivitetet e të burgosurve brenda dhe jashtë institucionit, etj.
Këto janë kriteret që duhet të plotësojnë kandidatet:
Të jetë shtetase të Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik;
Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm, përkatësisht të mesëm të lartë;
Të jete në gjendje të mirë psiko-fizike;
Të jetë i moshës tetëmbëdhjetë (18) deri në arritjen e moshës tridhjetë (30) vjet;
Të mos posedoj në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar).