E ftuara e tretë e mbrëmjes së sotme në në Kurthin e Piter Panit ishte këngëtarja Ledina Çelo.
E ftuara e tretë e mbrëmjes së sotme në në Kurthin e Piter Panit ishte këngëtarja Ledina Çelo. E gjendur përballë fëmijëve, Ledina zbuloi disa prej sekreteve të saj me fëmijët, pyetjet që i bëjnë ata më shpesh, kohën që kalon me ta, por edhe rastet kur ndonjëherë ata e vënë në siklet – si fëmijët e Piter Panit.
Mbrëmjen e sotme, e ardhur enkas nga Gjermania, këngëtarja ndau me publikun disa rrëfime për familjen dhe fëmijët e saj. Ajo tha se, si të gjithë fëmijët, edhe Erlisi, djali i saj, i ka bërë pyetjen “Si bëhen fëmijët?” dhe, edhe pse në moshë ende të vogël, ajo është përpjekur t’i shpjegojë se në barkun e nënës është një shtëpizë me mure që mban brenda beben
që rritet e ushqehet: “Këtë pyetje ma ka bërë edhe djali im. Çdo fëmijë ia bën
këtë pyetje mamit. Aty tek barku i mamit ka një shtëpizë me mure. Kur mami dhe
babi duhen shumë, puthen dhe përqafohen, krijohet një qelizë që rritet, rritet
derisa bëhet bebi që pastaj lind”, – tregoi Ledina. Por u zu ngushtë
edhe nga një pyetje tjetër e tyre. Fotot në Instagramin e Ledinës u kanë rënë
në sy të gjithëve.
Nga pushimet në vende të ndryshme të botës, nga deti, nga mali,
në borë e në shi, fotot e artistes janë nga më të bukurat: “Ku i gjen gjithe
ato lekë ti që bën pushime aq të bukura?” – ishte goditja tjetër për Ledinën:
“Ne punojmë shumë. Unë dhe burri im kemi një kompani me 500 punonjës. Unë mbaj
kontabilitetin e familjes sime… Punë, punë natë e ditë” – tha Ledina duke u
dhënë mesazh fëmijëve që edhe ata të studiojnë dhe të punojnë shumë, në mënyrë
që të arrijnë gjërat që duan në jetë.