Vitali Klitschko, kryetari i bashkisë së Kievit, ka thënë se nuk ishte e zgjuar nga ana e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky ta akuzonte atë për dështimin në dhënien e ndihmës ndaj banorëve të kryeqytetit.
Tensionet e vjetra ndërmjet dyshes janë rindezur kohët e fundit, kur Zelensky ka thënë se Klitschko nuk po bënte mjaftueshëm për të rifilluar furnizimin me energji dhe ujë në qytet, pasi një breshëri bombash ruse ka shënjestruar objektet energjetike, duke e “zhytur” kombin në errësirë.
“Ne kemi shumë probleme me infrastrukturën tonë. Nuk ishte e zgjuar të përpiqeshe të gjeje dikë fajtor brenda Ukrainës”.
Ne duhet të mbrojmë për vendin… Rusët do të jenë shumë të lumtur nëse fillojmë të luftojmë brenda vendit. Ne duhet të rregullojmë problemet që kemi tani për të ofruar shërbime për qytetarët tanë”, ka thënë Klitschko për “Al Jazeera”.