Një ngjarja tragjike e ka tronditur Francën të shtunën e 26 nëntorit.
Një 13-vjeçare shqiptare ka vdekur pasi ra nga kati i pestë i një pallati.
Ende mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në Ban Saint- Martin afër qytetit të Metzit.
Rasti i 13-vjeçares e la të shokuar edhe kryebashkiakun Henri Hasser.
Ai nuk pati fjalë që ta përshkruajë ngjarjen e rëndë, shkruajnë mediat franceze.
Hasser tha se e ndjera ishte vajza më e madhe e familjes me origjinë shqiptare, sipas të cilit të gjithë janë të arsimuar.
Madje ai e përshkruante 13-vjeçaren si lidere të klasës në shkollën ku ishte.
Sipas kryebashkiakut, vajza ishte një fëmijë i fortë dhe mjaft dinamik.
Kjo i tronditi edhe të gjithë bashkëmoshatarët e saj në shkollën ku ajo ndiqte mësimet.