Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, bashkë me zyrtarë policorë ka festuar 28 nëntorin.
“Me fli të përgatitur nga një nënë nga Llapi e një vajzë nga Istogu, u bashkuam rreth sofrës për të festuar bashkë festën e 28 Nëntorit me zyrtarë policor të cilët me vullnet, profesionalizëm e përkushtim po kryejnë detyrat e tyre në veri të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Me zemërbardhësinë e popullit tonë dhe vendosmërinë e të gjithë zyrtarëve shtetëror, rrugëtimi ynë është i pandalshëm. Gëzuar festën”, ka thënë ai.
Shqipëria, por edhe shqiptarët në gjithë botën kanë festuar 110 vjetorin të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.