Ylli me famë botërore, Dua Lipa, ndodhet në Tiranë dhe sonte do të përformojë me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Këngëtarja kosovare, Dua Lipa, ka pozuar pranë flamurit Kuq e Zi, duke bërë që ta “djegë” rrjetin me paraqitjen e saj fantastike.
“Mezi po pres me ju pa”, shkruan në shqip Dua Lipa, teksa njofton se sonte do të mbajë mbrëmje madhështore në Tiranë.