Kapet mbi gjysëm kilogram ari gjatë tentim kontrabandës
Oficerët e Doganës kanë parandaluar futjen ilegale në Kosovë të mbi gjysmë kilogrami ari në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.
Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë selektuar për kontroll detal një autobus të linjës Kosovë – Shqipëri, gjatë kontrollimin oficerët kanë gjetur stoli të Arit në sasi mbi 500 Gram. Sasia ka qenë në një qese të letrës dhe është gjetur te vozitësi I autobusit. Sasia është konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvatje doganore dhe për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Dogana thotë se “do të vazhdojë të zbatoj kontrolle të detajuara përfshirë kontrollet pas importit sipas autorizimeve ligjore”.
Dogana apelon te të gjithë tregtarët që t’i shmangin praktikat e kundërligjshme dhe të bashkëpunojnë me Doganën për të siguruar trajtim të barabartë ligjor, për ekonomi të shëndoshë të tregut.
“Dogana mirëpret bashkëpunimin dhe lajmërimin e rasteve të kontrabandës dhe korrupsionit ne linjat e sigurta të komunikimit”, thuhet më tej në njoftim.