Beniada Nishani ka komentuar deklaratat e Einxhel Shkirës, e cila ka treguar kohë më parë se nuk flasin bashkë e se nuk kanë as numrat e telefonit. “Kemi rastisur bashkë por nuk janë takuar akoma. Ngaqë nuk ma ka numrin e telefonit prandaj”, tha asokohe me ironi moderatorja për Why Not.
Beniada pasi pa videon u përgjigj me këngë: “A e njeh atë muzikën ku thuhet “Oj lulie, oj lulie pllumb i bardhë a të tha nëna rrugë e mbarë, vaj, vaj, vaj, vaj. A të tha nëna rrugë e mbarë, vaj, vaj, vaj, vaj”tha Beniada në Ora News ndërsa shtoi më tej: “Tani përtej shakave e kisha parë këtë pjesë.
Unë jam munduar të mos e komentoj pasi ndonjëherë njeriu lëndohet për gjërat e vogla, për një fjalë. Ka qenë një shoqëri e bukur e jona ishim 2 goca kundër shumë të tjerëve. Kam thënë se jam munduar të kem kujdes ti përgjigjem. Përveç kësaj e kam pasur shumë xhan. Ndonjëherë bëjnë vaki këto gjëra.
Ndonjëherë në shoqëri njerëzit për disa keqkuptime prishen kot. Por gjëja më e bukur është kur njerëzit flasin sy më sy. Nuk jemi zënë asnjëherë. Unë i uroj një shtatzëni të mbarë dhe jam e sigurt se në një të ardhme gjërat do të ndryshojnë.”, tha Beniada