Ka nisur mbledhja e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit në Shqipëri, që po mbahet në Tiranë.
Në Kuvendin e Shqipërisë janë prezentë edhe kryeministrat, Albin Kurti e Edi Rama, derisa shihen dhe deputetët e opozitës së Kuvendit të Kosovës.
Mbledhja ka nisur fillimisht me himnin e Kosovës, pastaj është lëshuar ai i Shqipërisë.
Kjo mbledhje po mbahet për të shënuar 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.