Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë – Durrës në orët e para të mëngjesit, ku kanë humbur jetën dy pasagjere dhe është plagosur rëndë shoferi 26-vjeçar.
Sipas policisë i riu ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafik ndarësen, e për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjeret që ishin në mjet, ndërsa i riu është në gjendje të rëndë për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. T., 26 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafik ndarësen.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy pasagjeret shtetasia S. Gj., 26 vjeçe, dhe pasagjerja tjetër ende e paidentifikuar që ndodheshin në automjet. Ndërsa shtetasi A. T, është transportuar në spital në gjëndje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën.