Një grua e moshës 27-vjeçare nga fshati Soponicë e Kaçanikut ka përfunduar mbrëmë në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, pasi e njëjta dyshohet se u sulmua fizikisht nga një burrë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar atje me lëndime trupore dhe të njëjtës i është ofruar tretman mjekësor nga stafi i Qendrës.
Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë intervistuar 27-vjeçaren. Ajo ka deklaruar se ka përjetuar dhunë fizike nga partneri i saj.
I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.