GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Tri vjet nga tërmeti në Shqipëri ku vdiqën 51 persona, banorët ende kanë probleme me strehim

26/11/2022
në Ballina, Ekonomi, Lajme, Shqipëri
Koha e leximit:4 mins read
Tri vjet nga tërmeti në Shqipëri ku vdiqën 51 persona, banorët ende kanë probleme me strehim
Share on FacebookShare on Twitter

Pas tmerrit që përjetoi nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri dhe jetesës në kontejner për tre vjet pas, 80-vjeçarja Emine Dokuçi mendoi se vuajtjet e saj morën fund.

Dy javë më parë, autoritetet e njoftuan se do të hynte në banesën e saj në një lagje të re në Manzë të Durrësit, të ndërtuar për të prekurit nga tërmeti.

Por, nga shorti që hodhi bashkia e këtij qyteti, banesa e saj ra në katin e 6-të të pallatit, i cili ashensor ka, por është jashtë funksionit.

Eminja vuan nga disa sëmundje dhe mezi ec me ndihmën e një paterice.

Kam ndenjur tre vjet në kontejner. Tani kam ardhur te shtëpia e re, por e kam në kat të 6-të, mezi më kanë ngjitur dy veta, sikur të isha e vdekur. Po, mirë u ngjita, por duhet të dal për të bërë pazar, për të hedhur plehrat, kush do m’i bëjë mua këto? Kam ndenjur dy ditë pa bukë se nuk dilja dot të blija”, rrëfen Eminja për Radion Evropa e Lirë.

Ajo jeton e vetme, pasi dy djemtë e saj ka vite që kanë emigruar jashtë Shqipërisë.

Fqinjët e ndihmojnë herë pas here, por e moshuara thotë se do të donte një banesë në katet më të ulëta, që të mund të dilte vetë.

Tërmeti që ka goditur Shqipërinë para tre vjetësh, ka shkaktuar vdekjen e 51 personave dhe plagosjen e 913 të tjerëve. Mbi 11.490 familje, ndërkaq, kanë humbur shtëpitë dhe kanë mbetur pa strehë.

Pasojat më të rënda janë shënuar në Durrës, por janë shtrirë edhe në Tiranë, Thumanë, Lezhë, Kavajë, Shijak, Kurbin, Kamëz, Mirditë dhe Rrogozhinë.

Në Manzë të Durrësit janë ndërtuar 9 pallate të reja për banorët e prekur. Por, sistemimi i tyre ka nxjerrë në pah edhe disa probleme, thotë për Radion Evropa e Lirë kryetari i njësisë administrative në Manzë, Muharrem Sula.

“Është e vërtetë që nuk funksionon ashensori në këtë pallat… Ka edhe disa shqetësime të tjera, si: furnizimi me ujë në disa raste, grumbullimi i reshjeve të shiut para disa pallateve të tjera. Jam në dijeni dhe kam njoftuar Fondin Shqiptar për Zhvillim që e ka kryer ndërtimin e tyre, për t’i zgjidhur. Shpresoj të zgjidhen në një kohë të shpejtë”, thotë Sula.

Disa familje ende pa strehë në Manzë

Ndërsa Eminja ka së paku strehë, tetë familje të tjera në Manzë jetojnë ende në kontejnerë, apo baraka të improvizuara. Ato nuk kanë dokumente pronësie për banesat që kanë zotëruar para tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Një prej tyre është Sadik Përleka, i cili thotë se ka qenë banor i Manzës me vite të tëra.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se ka jetuar në një pallat trekatësh, i cili ka qenë dikur hotel për punonjësit e minierës së Manzës.

Sadiku thotë se ka blerë tri dhoma 18 vjet më parë dhe më pas ka investuar në to, për t’i përshtatur si banesë për veten, bashkëshorten dhe vajzën.

Shumë vite më vonë, ai dhe banorë të tjerë janë njoftuar se asaj toke i ka dalë pronari dhe kjo i ka detyruar ata të enden nëpër gjykata – një proces që vazhdon akoma.

“Familjet që kemi qenë në atë ish-hotel, i sistemuan këtu në kontejner. Kam tre vjet këtu bashkë me gruan, pensionistë, të sëmurë, në këtë lagështirë. Tani, të tjerët u sistemuan, ne dhe pak familje të tjera kemi mbetur këtu. Na kanë thënë se do të gjendet një zgjidhje para Vitit të Ri, por kur? Nuk e di, nuk kemi çfarë të bëjmë veçse të presim, me shpresë se do të kemi një shtëpi tonën”, thotë Sadiku.

Për kreun e njësisë administrative të Manzës, çështja e këtyre familjeve të mbetura në kontejner është një problematikë që, siç thotë, i tejkalon kompetencat e institucionit që drejton.

“Është çështje që nuk mund të zgjidhet nga ne. Unë e kam deleguar këtë shqetësim në Bashkinë e Durrësit dhe pritet të ketë një mbledhje të këshillit bashkiak për të marrë një vendim për këto tetë familje. Nëse nuk përfitojnë dot banesën e tyre, atëherë do të përfshihen në projekte të tjera strehimi, siç mund të jetë strehimi në banesa sociale”, thotë Sula.

“Në lagjen e re të ndërtuar për të prekurit nga tërmeti, janë 144 banesa që u dhanë atyre që iu shembën banesat tre vjet më parë. Janë edhe 80 banesa të tjera, që janë menduar të shfrytëzohen si banesa sociale, për kategori të tjera të banorëve të kësaj zone”, shpjegon Sula.

Nga bashkitë e tjera pretendojnë se të gjithë të prekurit nga tërmeti janë sistemuar.

Vonesat në procesin e rindërtimit pas tërmetit

Sadiku dhe persona të tjerë të pastrehë në Durrës janë në pritje të mbledhjes së këshillit të bashkisë së qytetit, me shpresën se do të kenë edhe ata një strehë.

Autoritetet kanë premtuar se 1 janari i vitit 2022 do t’i gjente të gjithë të prekurit e kësaj zone në banesa të reja, por një tjetër vit i ri po troket dhe ata kanë pak shpresë se do ta presin atë në banesat e tyre të reja.

Ish-ministri i Rindërtimit i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ka thënë se në pranverën e vitit 2022 nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti në gjithë territorin e dëmtuar, por kjo nuk ka ndodhur.

Si arsye për vonesat në këtë proces, Qeveria ka përmendur zhvillimet e papritura mbarëbotërore, si pandemia e koronavirusit, por edhe rritja e çmimeve të materialeve të ndërtimit si pasojë e luftës në Ukrainë dhe vështirësia për t’i siguruar ato.

Më 25 korrik të këtij viti, Ministria e Rindërtimit është shuar dhe ministri Arben Ahmetaj është shkarkuar edhe nga detyra e zëvendëskryeministrit.

Tags: problemeshqiperistrehimiTermeti
ShareTweetShare
Previous Post

E harroi çantën me 500€ në market një market në Prishtinë, dikush e merr dhe ikën

Next Post

Haliti për Kurtin: Nuk mujti me zgjidh çështjen e targave e po do me bashku kombin

Next Post
Haliti për Kurtin: Nuk mujti me zgjidh çështjen e targave e po do me bashku kombin

Haliti për Kurtin: Nuk mujti me zgjidh çështjen e targave e po do me bashku kombin

Lajmet e fundit

BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

20/05/2025
Reshitaj i jep mbështetje Presidentes Osmani pas kërcënimeve: Sulmet ndaj saj janë kërcënim ndaj vetë shoqërisë

Reshitaj i jep mbështetje Presidentes Osmani pas kërcënimeve: Sulmet ndaj saj janë kërcënim ndaj vetë shoqërisë

20/05/2025
“Defender Europe” nis më 25 maj, forcat e NATO-s do të stërvitën në Kosovë e Shqipëri

“Defender Europe” nis më 25 maj, forcat e NATO-s do të stërvitën në Kosovë e Shqipëri

20/05/2025
Rasti i foshnjës që u gjet në qese mbeturinash, reagon Xheneta Fetahu: Pse jetojnë nënat e tilla?

Rasti i foshnjës që u gjet në qese mbeturinash, reagon Xheneta Fetahu: Pse jetojnë nënat e tilla?

20/05/2025
Sonte Eurovisioni – Rama e nis mëngjesin duke i uruar suksese Shkodrës Elektronike

Pas suksesit në Eurovision, Shkodra Elektronike paralajmëron fansat për një album

20/05/2025
Arrestohet ferizajasi, vodhi laptop e aparat fotografik nga një veturë – më pas i shiti

Arrestohet ferizajasi, vodhi laptop e aparat fotografik nga një veturë – më pas i shiti

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

20/05/2025
Reshitaj i jep mbështetje Presidentes Osmani pas kërcënimeve: Sulmet ndaj saj janë kërcënim ndaj vetë shoqërisë

Reshitaj i jep mbështetje Presidentes Osmani pas kërcënimeve: Sulmet ndaj saj janë kërcënim ndaj vetë shoqërisë

20/05/2025
“Defender Europe” nis më 25 maj, forcat e NATO-s do të stërvitën në Kosovë e Shqipëri

“Defender Europe” nis më 25 maj, forcat e NATO-s do të stërvitën në Kosovë e Shqipëri

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.