Lulzim Geci, është pjesëtarë i Policisë së Republikës së Kosovës.
Nga vendi i tij i punës ai ka publikuar një video, ku e ka kujtuar rënien heroike të babit të tij, Haliti, mësuesit të njohur që 25 vjet më parë ishte vrarë nga forcat serbe.
Varrimi i mësuesit Halit ishte bërë më 28 nëntor të vitit 1997, atë ditë kur për herë të parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte dalë në skenë.
Në varrimin ku kishin marrë pjesë mijëra njerëz, para tyre me maskë ishte paraqitur Rexhep Selimi, derisa shoqërohej me armë të gjata nga Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj.
Për gjithë këtë ngjarje përmes disa vargjeve ka treguar pas 25 vjetësh Lulzim Geci, djali i mësuesit Halit.