Tanimë shumë kush nga ne e cilëson si diva shqiptare, shkruan Magazina.al.
Është fjala për këngëtaren e madhe, Adelina Ismaili e cila na ka mahnitur çdoherë me paraqitjet e zjarrta në skenë, e madje kur ajo ka filluar të zhvishej shumë nga artistet e tanishme shqiptare nuk patën filluar muzikën ende.
Ishte vetëm 17 vjeç kur këndoi së bashku me grupin e njohur Elita 5, këngën ‘Sajzeza’ e cila edhe dogji skenën me paraqitjen e saj, padyshim që as energjia nuk i mungonte.
Këngëtarja 38 vjeçare ka thyer të gjitha tabutë e kohës , e që konsiderohet artistja e parë e cila bëri revolucion në skenën tonë muzikore ku edhe dallohet për stilin e veçantë që kishte, e herë-herë arrogant.
Së fundmi, ajo ka lënë anash projektet muzikore. Adelina ka sprovuar vetën një një profesion tjetër, atë të aktores. Ismailin, e shohim çdo javë pjesë të serialit ‘O sa mirë’, në rolin e drejtoreshës së shkollës.
Intervistën e fundit që ka dhënë për mediat, Adelina tha se më nuk do lansoj projekte të reja. Mbetet, që të shijoni performancën e saj artistike në serialin e lartëpërmendur.