SBASHK kanë reaguar lidhur me rastin tragjik që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Mark Isaku, ku një burrë i moshuar ka vrarë gruan e tij.
Tutje, ata thanë se me plot dhembje e trishtim morën lajmin për rastin tragjik në familjen Godeni.
Njoftimi i plotë:
Me plot dhembje e trishtim morëm lajmin për rastin tragjik në familjen Godeni. Dhembja shtohet për të gjithë punëtorët e arsimit ngase si pasojë e dhunës familjare, që ka nisur të bëhet përditshmëri, humbi jetën mësimdhënësja dhe anëtarja e devotshme e sindikatës sonë SadijeGodeni.
Loti e dhembja jonë bëhet bashkë me dhembjen dhe lotin e punëtorëve arsimorë në shkollën “Dardania” në Prishtinë dhe në gjithë Kosovën. Të lutemi bashkë që ngjarje të tilla tragjike të mos ndodhin kurrë më.