Rep artisti nga Kosova, Getoar Selimi shquhet për lidhjet publike që ka pasur me fytyra të njohura të shoubizit shqiptar.
Tashmë siç duket Geti, i ka dhënë fund romancave të tilla duke u martuar me prezantuesen nga Shqipëria, Marina Vjollca por para kësaj ai flitej se ka pasur një numër të madh të të dashurave të cilat asnjëherë nuk i ka fshehur, shkruan Magazina.al.
Janë këto Elvana Gjata, Liberta Spahiu, Hana Shehu dhe Florenta Islami, me të cilat ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale.
Me Elvanën Geti kishte edhe bashkëpunimin ‘Të dy’, edhe pse dyshja nuk pranun që ishin në një lidhje të mundshme, mirëpo fotografitë thonë tjetër gjë.
Prezantuesja Liberta Spahiu, poashtu ishte në lidhje me reperin në fjalë, ku gjatë emisionit të saj e pyetur nga njëri artist ajo tregoi arsyen e ndarjes nga reperi. “Ai ishte shumë xheloz në profesionin tim dhe unë kam zgjedhur karrierën për këtë arsye ka ardhur deri tek ndarja”- ka thënë Liberta.
Hana Shehu dhe Geti ishin bashkë për rreth 3 vite , nga 2007 deri në 2010-tën. Në një intervistë për mediat pak kohë pas përfundimit të romancës, Hana kishte deklaruar që në fakt, ajo ishte iniciatorja për t’i dhënë fund lidhjes meqenëse siç shprehej ‘ishin planet e kundërta të dyshes ata që sollën ndarjen’.
Poashtu, Geti ishte i fejuar edhe me bukuroshen Florenta Islami, lidhja e të cilëve bëri bujë në shoubizin vendor. Ata organizuan një fejesë me shumë miq të Getit dhe familjarë të tyre, por nuk shkoi edhe aq gjatë kur dyshja larguan fotografitë në rrjetet sociale, e cila na bëri me dije se gjithçka ka rezultuar me ndarje të çiftit.
E me këtë të fundit Geti i dha fund të gjitha romancave dhe lidhjeve të shumta, në shtator të këtij viti kurorëzoi dashurinë me martesë me prezantuesen Marina Vjollca, dasma e të cilëve ishte super luksoze.