Pos kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, edhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar drejt Spanjës.
Ata do të marrin pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, që mbahet në Madrid.“Në KONGRESIN XXVI të Internacionales Socialiste, ku sot zgjedhim Presidentin e ri, kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez”, ka shkruar Rama, teksa ka publikuar edhe një fotografi në Facebook.