Për çështjen e targave u gjet një zgjidhje e përkohshme.
Kjo që Serbia të mos prodhojë më targa KM, ndërkaq Kosova të mos japë gjoba ndaj serbëve që nuk i ndërrojnë targat.
Por në kuadër të marrëveshjes së Brukselit, u theksua një fakt më i rëndësishëm.
Aty u tha që do të zbatohen edhe marrëveshjet e mëhershme që u arritën në Bruksel.
Ndër to edhe formimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.
Ligjëruesi i medias dhe konfliktit në Universitetin Agder në Norvegji, Abit Hoxha, konsideron se nuk do të ketë zmbrapsje të Qeverisë Kurti lidhur me asociacionin e komunave serbe.
Ndërsa Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim cilëson se kryeministri nuk e ka gjetur një mënyrë të duhur për të tejkaluar diskutimin e asociacionit.
Madje të gjithë situatën e krijuar në vend këto kohë, Murati i cilëson si të pa menduar mirë nga Qeveria.
Për marrëveshjet e Brukselit, Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate thotë se kryeministri po ndryshon qëndrimet e tij.
Pas arritjes së kësaj marrëveshje, liderët shtetëror nga Kosova dhe Serbia do të ftohen së shpejti në Bruksel, për të filluar diskutimet mbi propozimin franko-gjerman.