Shërbimet e sigurisë në Rusi bëjnë me dije se kanë arritur të pengojnë një tentativë të Ukrainës për të kryer një akt terrorist sabotimi kundër një gazsjellësi në rajonin e Volgogradit.
Ky gazsjellës është një më të rëndësishmit në Rusi që dërgon sasi të mëdha gazi drejt Turqisë dhe Evropës.
Sipas FSB, sulmi ishte përgatitur nga shërbimet speciale të Kievit dhe do të kryhej me mjete shpërthyese, ndërkohë që disa shtetas rusë të përfshirë në këtë komplot u arrestuan.
Lufta e energjisë tashmë është gjithnjë e më evidente pas nisjes së luftës në Ukrainë, ku Rusia akuzoi dhe Britaninë se ishte e përfshirë në sulmin ndaj gazsjellësve Nord Stream në det.